“Jemi live, ndodhin edhe këto”, kjo është ajo fjalia që shpesh e kemi dëgjuar gjatë emisioneve të ndryshme. “Gol pas Goli” është një nga emisionet sportive në Supersport dhe pas ndeshjes Teuta-Kastrioti ka ndodhur një ngjarje e pazakontë me mbrojtësin Erlis Frashëri.
Stenda me sponsorët e durrsakëve, ku jepen zakonisht intervistat, u rrëzua prej erës së fortë dhe korçari u tremb për momentin. Nga studio pati të qeshura, ndërkohë që gazetari i Supersport, Elvis Rexha, e ka postuar videon në llogarinë e tij në “Facebook”. Aty ka nisur “sulmi”. Komente të shumta nga kolegët dhe shumë gallatë.