Festë pa fund, Racing kthehet në fron në Argjentinë!

Një sezon madhështor, i mbyllur në mënyrë madhështore, me titullin e 18-të kampion: Racingu kthehet në fronin e futbollit argjentinas, duke siguruar titullin një javë para fundit.

Dje Racingu luante në fushën e Tigres dhe i duhej fitorja, për të shmangur finalen në javën e fundit kundër Defensa y Justicia, por barazimi 1-1 në fund mjaftoi, sepse edhe Defensa u ndal te barazimi në fushën e vet, nga Union de Santa Fe.

Katër pikë avantazh, një ndeshje e mbetur, tashmë pa vlerë, ndaj në Avellaneda ka plasur festa, për një titull të merituar si rrallë ndonjëherë, duke kryesuar nga fillimi deri në fund, duke shkëlqyer në çdo drejtim, me një organizim perfekt, mbrojtje çeliku dhe dy sulmues “bisha” si Cvitanich dhe veterani Lisandro Lopez, kapiten dhe golashënues.

Mijëra tifozë vërshuan në rrugët e Buenos Aires, duke shkuar te Obelisco, një monument tradicional ku zakonisht festohen arritjet e mëdha sportive.

Duke mos llogaritur titujt para Luftës së Dytë Botërore, kampionati i këtij sezoni është i nënti që Racing fiton në historinë e vet, në futbollin profesionist (1949, 1950, 1951, 1958, 1961, 1966, 2001, 2014, 2018/19).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online