Sala “ngre frenat” e euforisë: Kujdes, asgjë nuk ka përfunduar!

Iliria mori një fitore të artë kundër Shënkollit dhe merr kryesimin e pesëshes së dytë të grupit A. Fushë-krujasit synojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe ky objektiv është drejt realizimit. Gjithsesi trajneri Fatmir Sala ul në këmbë skuadrën e tij, pasi matematika ende e mban garën të hapur.

Për SportEkspres.com, trajneri i Ilirisë deklaron: “Nëse do ta mendoja shpëtimin e mbijetesës pas fitores me Shënkollin, unë do bëja vetëvrasjen e skuadrës sime. Fitorja me Shënkollin ishte një hap në luftën tonë për mbijetesë, por asgjë nuk u mbyll këtu”.

“Janë edhe 15 pikë në lojë. Gara jonë është e hapur deri në ndeshjen e fundit dhe ne do të jemi të kujdesshëm për të siguruar synimin tonë”, u shpreh Sala pas fitores së marrë me Shënkollin, skuadër që renditet e parafundit dhe ka shtatë pikë më pak se Iliria.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online