Borusia e Dortmundit triumfoi mes vuajtjeve në trasnfertën delikate të Lajpcigut, ku goli i Vitsel në pjesën e parë rezultoi vendimtar. Një fitore, që i jep mundësi ekipit të Favres të shkëputet përsëri në +6 pikë nga Bajerni i Mynihut.
Ndeshja ishte e ekuilibruar me të dyja skuadrat që krijuan raste, por Dortmundi u tregua më cinik në pjesën e parë, duke shënuar me anë të Aksel Vitsel në minutën e 19-të, në zhvillimet e një goditje nga këndi. Ekipet u drejtuan për në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Fraksioni i dytë u dominua thuajse i gjithi nga ekipi vendas, por Dortmundi arriti të rezistonte deri në fund. Kështu, verdhezinjtë e çojnë diferencën me Bajernin përsëri në gjashtë pikë.
Bundesliga | Java e 18-të
Lajpcig – Borusia Dortmund 0-1
Shënues: Vitsel 19’