VIDEO | Atletiko perfekte, heq qafe Hueskën dhe i bën presion Barçës

Atletiko Madrid ka arritur të fitojë në transfertën e Hueskës, me shifrat 0-3, duke shkurtuar në -2 pikë diferencën me Barcelonën. Sfida u zgjidh nga dy mbrojtësit e krahut, Lukas Hernandez e Arias, ndërsa Koke shënoi golin e tretë.

Takimi nisi me Atletikon më kërkuese që në minutat e para. Gjithsesi, me kalimin e minutave Hueska pati disa raste dhe në momentin e tyre më të mirë, u ndëshkuan nga cinizmi i ekipit të Simeones.

Ishte një aksion perfekt i madrilenëve, ku Koke gjeti mjaft bukur Lukas Hernandez, i cili shënoi golin e avantazhit për të tijtë, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi. Fraksioni i dytë nisi me gol për miqtë, të cilët iu falën përsëri një mbrojtësi krahu, por këtë herë Santiago Ariasit.

Grizman ishte njeriu asisit për golin e shënuar nga mbrojtësi kolumbian, i cili duket se është përshtatur që në sezonin e tij të parë në Spanjë. Në minutën e 71-të kishte vend dhe për Koken në listën e golashënuesve, duke konfirmuar pasditen perfekte të Atletikos.

 

La Liga | Java e 20-të

Hueska – Atletiko Madrid 0-3

Shënues: Lukas Hernandez 31’, Arias 52’, Koke 71′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online