Milani po luan një ndeshje shumë delikate në Firence, kundër Fiorentinës, sepse fitorja mban gjallë shanset për një vend në Champions League, edhe pse tashmë asgjë nuk varet nga kuqezinjtë.
Me një Fiorentinë të pamotivuar, Milani ka dominuar në pjesën e parë dhe pas shumë rastesh për gol Çalhanoglu ka shënuar me kokë në minutën e 35-të, pas një krosi perfekt nga Suso.