Amerika vazhdon të mbajë statusin si “superfuqia” e futbollit të femrave. Përfaqësuesja e SHBA-së është shpallur kampione botë për të katërtën herë në historinë e saj. Amerikanet mundën Holandën në finalen e Botërorit të zhvilluar në Francë me rezultatin 2 – 0.
W ?? O ?? R ??L ?? D
C H A M P I O N S
#OneNationOneTeam pic.twitter.com/6JMJRTJ69b— U.S. Women's National Soccer Team (@USWNT) July 7, 2019
Amerikanet dominuan përgjatë të gjithë takimit, madje rezultati 2 – 0 mund të duket disi i gënjeshtërt pasi rastet e shpërdoruara nga kampionet e botës ishin të shumta. Megjithatë, dy gola të shpejtë në minutën e 63-të dhe 66-të siguruan trofeun e dytë radhazi për SHBA-në.
Ky është trofeu i dytë radhazi për SHBA-në që konfirmojnë sërish që në futbollin e femrave përfaqësuesja e tyre është krejt e kundërta me atë të meshkujve.
FINALJA E KUPËS SË BOTËS
SHBA 2 – 0 Holandë
Shënues: Rapinoe 63’, Lavelle 66’