Mançester Junajtid vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Skuadra e Zhoze Murinjos është ndalur nga Sauthempton në një takim që përfundoi 2 – 2. Objektivi titull është harruar prej kohësh, por tani edhe një vend në Champions po duket si “mision të pamundur” për ekipin më të madh.
Vendasit gjetën avantazhin shumë shpejt me skocezin Armstrong në minutën e 13-të. Shtatë minuta më vonë, “shenjtorët” çojnë shifrat në 2 – 0 falë një goditje standarde të ekzekutuar nga Soarez. Junajtid kundërpërgjigjet me golat e Lukakut dhe Herrerës dhe pjesa e parë mbyllet në baraspeshë.
Pjesa e dytë nuk prodhoi shumë raste për shënim. “Djajtë e kuq” nuk arritën të çanin mbrojtjen e Sauthempton, ndërsa vendasit nuk arritën të shfaqeshin të rrezikshëm në kundërsulm.