Pas 21 ndeshjesh PSG ka provuar për herë të parë shijen e humbjes në kampionatin francez. Parisienët rikthehen në Kryeqytetit me 0 pikë, pas disfatës me rezultatin 2 – 1 ndaj Lionit.
PSG-ja zhbllokoi e para takimin me anë të Di Marias, i cili shënoi në minutën e 7-të, por të zotët e shtëpisë përmbysën kampionët me anë të golave të Musa Dembele dhe kapitenit Nabil Fekir.
Një fakt interesant i këtij dueli ishte se PSG-ja u rreshtua me një formacion pa mesfushor, pasi dyshja e mesfushës përbëhej nga qendërmbrojtësi Markuinjos dhe sulmuesi anësor Draksler.