VIDEO | Dermaku i jep tri pikë Kozencës, Ndoj e Memolla përballen si “spektatorë”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kastriot Dermaku shënoi golin e parë në Serie B në takimin e sotëm, ku skuadra e tij Kozenca u përball me Specian. Goli i qendërmbrojtësit shqiptar rezultoi vendimtar për t’i dhënë tri pikët ekipit nga jugu i Italisë. Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur, Kozenca qëndron në kuotën e 42 pikëve, 9 pikë larg zonës “play-out”.

Në takimin midis Breshias dhe Salernitanës fituan vendasit me rezultatin 3 – 0. Si rrallëherë Emanuele Ndoj qëndroi në stol gjatë të gjithë ndeshjes, në të njëjtën situatë u gjend dhe Hysen Memolla, i cili nuk ka mundur të gjejë minuta të shumta te Salernitana që prej transferimit në muajin janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *