Milner habit me deklaratën e tij, tani tifoz i Junajtid

Fatet e Liverpulit kalojnë edhe nga Old Trafford. Mançester Juanjtid në sfidën e radhes do të ndeshen me Mançester Sitin. Një fitore e mundshme e djemve të Solskjaer do t’i çonte në delir ata të “The reds” e mes tyre edhe Xhejms Milner.

Mesfushori ka pranuar se do të bëjë për herë të parë në jetën e tij tifo për Junajtid. Anglezi ka dalë nga Lids Junajtid, skuadër që ka një urrejtje prej dekadash për Mançester Junajtid. Gjithashtu edhe eksperienca e kaluar te Siti ka bërë që Milner ta çojë të gjithë karrierën e tij, duke u munduar t’i shkaktojë dhimbje tifozëve të “Djajve të kuq”.

Megjithatë në një intervistë për mediat angleze ai shprehet se do të bëjë tifo për Mançester Junajtid në derbin e Mançesterit të mërkurën. Nuk do e shohë ndeshjen sepse i duket humbje kohë. Thotë se i intereson vetëm rezultati në fund.

“Të jem i sinqertë nuk e shikoj Sitin. Më duket humbje kohe teksa pres që ato të pësojnë gol. Do ta fik celularin dhe do ta ndez pas përfundimit të ndeshjes. Ndoshta do të jëm duke duke ngrënë darkë apo duke bërë diçka tjetër. Megjitahtë do të jetë hera e parë në jetën time që bëj tifo për Mançester Junajtid”, tha 33-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online