Ferrari dominon në Bahrein, Pole-position për Leklerk

Formula 1 këtë javë zhvillon çmimin e Bahreinit, ku pak më parë kanë përfunduar edhe provat zyrtare. Dominim i Ferrarit, ku Çarls Leklerk ka fituar pole-position, duke qenë më i shpejti me kohën 1:28.495. Menjëherë pas pilotit 21-vjeçar, vjen shoku i tij i skuadrës, Sebastian Fetel.

Luis Hemilton zhgënjeu pasditen e sotme, teksa u mjaftua me vendin e tretë, ndërsa Valteri Botas u rendit pas tij.

Për të gjetur një pilot të Red Bull, duhet të zbresim në vendin e pestë, ku u rendit Maks Vershtapen. Gara për çmimin e madh të Bahreinit do të zhvillohet pasditen e nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online