VIDEO | Deklaratë skandaloze e Ouen: Rashford duhej goditur me shkelma

Ole Gunar Solskjaer nuk po u besonte fatit teksa katër lojtarë të Mançester Junajtid u dëmtuan brenda pjesës së parë. Duke qenë se tre zëvendësimet ishin kryer, trajneri norvegjez u detyrua të linte në fushë përgjatë të 90 minutave sulmuesin Marko Rashford, i cili shtrëngoi dhëmbët përgjatë të gjithë pjesës së dytë për të mbajtur skuadrën e tij me 11 lojtarë në fushë.

Kjo situatë e pafatë e “djajve të kuq”, u komentua nga ish-sulmuesi i të dyja skuadrave Majkëll Ouen, i cili punon prej vitesh si komentator në ndeshjet e kampionatit anglez.

Ish-futbollisti i “Tre Luanëve”, dha një deklaratë shokuese gjatë fillimit të pjesës së dytë, që ka shkaktuar shumë polemika në angli.

Po të isha në vendin e Jyrgen Klop, gjëja e parë që do të thoja lojtarëve në dhomat e zhveshjes është që të godasin këmbët e Rashfordit”, tha Ouen.

https://twitter.com/rishank_kumar/status/1099689000015663106

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *