VIDEO | Çmenduri në Vilareal, Barça merr barazim epik

0

Një ndeshje e pabesueshme, nga ato që mbeten gjatë në kujtesën e atyre që kanë shkuar në stadium, por edhe atyre që e kanë parë në televizion: Vilareali ka nbarazuar 4-4 me Barcelonën, në një ndeshje epike,

Vilareali kërkonte pikë mbijetese, pas humbjes dramatike në fushën e Selta Vigos, ku nga 2-0 në avantazh humbi 3-2. Fati jo gjithnjë u buzëqesh kundërshtarëve dhe këtë radhë Vilareali ka bërë të kundërtën, por nuk rezistoi dot deri në fund.

Me Lionel Mesin në stol dhe me një distancë të madhe nga ndjekësit, Barça nuk ka fare presion mbi vete dhe që në minutën e 16-të kryesonte 2-0, me golat e Kutinjos dhe Malkomit, pornë fund me fat mori një pikë, që për fat nuk e shkatërron renditjen, sepse Barcelona ka ende 8 pikë avantazh nga Atletiko Madridi.

Përballja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për katalanasit, të cilët kaluan në avantazh pas vetëm 12 minutash. Malkom, pas një dalje mjaft të mirë nga krahu i djathtë, pasoi për Kutinjon në qendër, i cili me portën e boshatisur nuk kishte si të gabonte.

Katër minuta më vonë, ishte përsëri Malkom protagonisti. Braziliani këtë hërë nuk ishte në rolin e asistuesit, por të golashënuesit. Pas një krosimi të Arturo Vidal, sulmuesi kërceu me kokë, duke çuar shifrat në 0-2.

Gjithsesi, Vijareali nuk u dorëzua dhe arriti të reagonte në minutën e 24-të. Ishte nigeria Çukueze, i cili ngushtoi diferencën në 1-2, rezultat, me të cilin u mbyll dhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, “nëndetësja e verdhë” erdhi dhe më e karikuar dhe në minutën e 50-të gjeti barazimin me anë të Karl Toko Ekambi.

Sidoqoftë, vendasit akoma nuk e kishin thënë fjalën e fundit, pasi në minutën e 62-të bënë përmbysjen e madhe. Ishte mesfushori Iborra, i cili i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes së Barçës, duke mposhtur Ter Shtegen dhe duke shpërthyer në festë tifozët e tij, vetëm një minutë pasi Lionel Mesi ishte futur në fushë.

Si zakonisht, Barcelona dominoi totalisht në aspektin e lojës, por ztërimi i topit nuk mjaftonte, sepse në pjesën e dytë blaugranat e goditën shumë rrallë asnjëherë kuadratin e Vilarealit, që në minutën e 80-të goditi sërish, me të sapofuturin Karlos Baka.

Shpresat e Barcelonës për pikë u duk se morën fund aty, por në fund Vilareali luajti pak minuta me 10 lojtarë, pasi Alvaro Gonzalez doli me karton të kuq.
Në shtesë nisi furtuna katalanase, sepse Lionel Mesi shkurtoi në 4-3 në minutën e 90-të me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë spektakolare dhe furia e Barcelonës bëri që Luis Suarez të barazonte në minutën e 93-të, 5 sekonda para fundit të shtesës, me një predhë nga një distancë jo e vogël.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.