Ajaksi tregoi edhe njëherë se ka një skuadër fantastike. Brez i talentuar lojtarësh, madje shumë më tepër sesa të talentuar, personalitet dhe dëshirë për të dominuar nëpërmjet një futbolli që mungon shumë në kohët e sotme.
“Harkëtarët” përmbysën golin e Kristiano Ronaldos në Torino, fituan 1-2 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të Champions Ligës. Pas Realit të Madridit ishte radha e Juventusit për t’u eliminuar nga holandezët e mrekullueshëm.
Frenki De Jong zhvilloi një ndeshje të madhe, si të gjithë shokët e tij. Në një prononcim për “RMC Sport”, mesfushori i Ajaksit flet për duelin e mbrëmjes së kaluar, vlerëson shumë forcën e ekipit të Alegrit dhe tregon ndryshimin midis këtij kualifikimi dhe atij të arritur më parë në kryeqytetin spanjoll kundër Realit.
“Më të vështirë e patëm në Madrid kundër Realit, sepse e kishim humbur ndeshjen e parë. Juventusi ka një ekip shumë të fortë dhe shumë të disiplinuar. E dinim që do të ishte një ndeshje e komplikuar”, përfundoi 21-vjeçari i talentuar.
Nuk ka munguar festa e madhe e lojtarëve të Ajaksit. Pasi arritën të mposhtin Juventusin në shtëpi me rezultatin 1-2 dhe të kualifikoheshin në katër më të mirat e këtij kompeticioni, ata janë “çmendur” në dhomat e zhveshjes, siç dallohet në videon e mëposhtme.
Ajax’s dressing room after their victory over Juventus.
What a young side they’ve got at the moment!pic.twitter.com/I9a0AxSKC8
— BT Sport (@btsport) April 17, 2019