Çelsi kreu detyrën duke mundur në “Stamford Bridge”, skuadrën vizituese të Njukasëll Junajtid me rezultatin 2 – 1. Me këtë fitore Çelsi çon në gjashtë pikë diferencën me ndjekësit e Arsenalit dhe qëndron vetëm një pikë larg Totenhemit, që nesër ka një test të vështirë kundër Mançester Junajtid.
Pedro shënoi i pari për Çelsin në minutën e 9-të. Spanjolli shfrytëzoi siç duhej një pasim të përkryer të David Luiz dhe i vetëm përballë portierit nuk gaboi. Njukasëll riktheu barazpeshën me anë të Klark, i cili shënoi pas ekzekutimit të një goditje këndi.
Për të rikthyer Çelsin në avantazh mendoi Uillian, i cili kreu një gjuajtje mjaft të bukur me të djathtën që shtangu mbrojtësit dhe portierin e Njukasëll.
Çelsi 2 – 1 Njukasëll
Shënues: Pedro 9′, Uillian 57′ / Klark 40′