VIDEO | Uragani Kutrone godet Sampdorian, Milani fluturon në shtesë

Milani ka arritur të kalojë me sukses fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, teksa ka fituar ndaj Sampdorias në transfertë 0-2, pas kohës shtesë. Ishte, Patrik Kutrone heroi i kuqezinjve, i cili erdhi nga stoli në fillim të shtesës dhe shënoi dy herë, ku goli i dytë ishte një realizim perfekt i sulmuesit.

Sfida ishte thuajse e gjitha e ekuilibruar, me raste nga të dyja portat, por finalizimet nga të dyja kampet lanë për të dëshiruar. Lukas Paketa dha sinjale pozitive për Milanin, teksa debutoi me fanellën kuqezi, për 79 minuta dhe në tërësi bëri një ndeshje të mirë.

Për t’u kthyer te sfida, çdo gjë u mbyll me porta të paprekura dhe skuadrat iu drejtuan kohës shtesë për të vendosur se kush do të kalonte më tej. Shtesa e parë nisi me një Sampdoria mjaft këmbëngulëse, ku dorianët patën raste të shumta, teksa goditën dhe një herë traversën.

Ligji i pashkruar i futbollit, u vërtetua dhe një herë, kur në minutën e 102-të, Andrea Konti dhuroi një super asist për Patrik Kutronen, i cili shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij, në të vetmen tentativë të kuqezinjve për shtesën e parë.

Ndërkohë në fraksionin e dytë të shtesës, Kutrone mendoi të dhuronte spektakël dhe të mbyllte gjithçka. Pas një pasimi preçiz të Calhanoglu, sulmuesi 21-vjeçar, me qetësinë e një bomberi shënon me klas, duke kaluar topin sipër portierit Rafael. Kështu, kuqezinjtë kalojnë më tej, ku presin një midis Napolit ose Sasuolos.
https://twitter.com/semo33x/status/1084167949945110534
https://twitter.com/semo33x/status/1084170314236510210

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online