Çelsi ka arritur të marrë një triumf mjaft të rëndësishëm në fushën e vështirë të Kristal Palas, me rezultatin e ngushtë 0-1. Autor i golit të fitores ishte Ngolo Kante, i cili ndëshkoi vendasit pas një pasimi perfekt nga braziliani i mbrojtjes, David Luiz.
Sfida u dominua thuajse e gjitha nga blutë e Londrës, të cilët me këtë fitore afrohen në vetëm -2 pikë nga Totenhemi dhe e shtojnë diferencën me Arsenalin e vendit të pestë në pesë pikë. Minuta e 51-të ishte momenti kur u zgjidh ndeshja, ku David Luiz dhuroi një asist perfekt për Kanten, i cili i vetëm përballë portierit u tregua i saktë, duke i dhënë fitoren të tijve.
Kristal Palas 0-1 Çelsi
Shënues: Kante 51’