Optimizëm dhe falënderime për deputetin, Nora: Luftëtari po ringrihet

0

Miratimi i fondit për Luftëtarin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka sjellë entuziazëm në kampin bluzi. Drejtori sportiv i gjirokastritëve, Gentian Nora, është optimist se gjërat do të shkojnë mirë në vazhdim, ndërkohë që falënderon edhe deputetin Bledi Çuçi. Ky i fundit pati një rol të rëndësishëm në votimin e bërë në Këshillin Bashkiak.

“U riktheva te ekipi në një moment të vështirë, kur shumë mendojnë se ekipi do rrënohej. Por ju e dini mirë që kemi kaluar shumë vështirësi dhe më parë dhe ja ku jemi duke u ringritur. Po them duke u ringritur sepse jam i bindur që çdo gjë do shkojë mirë pas miratimit nga Këshilli Bashkiak dhe Bashkisë të fondit për sportin. Kjo do na ndihmojë shumë dhe ne si staf teknik në punën tonë.

Nga Janari do të kalojnë në llogari të klubit 300 milionë dhe më pas të ardhura të tjera plus, nga sponsor, Uefa etj . Përveç bashkisë dhe Anëtarëve të këshillit që treguan pozitivitet, një falënderim i veçantë i shkon deputetit Bledi Çuçi për përkrahjen ndaj Luftëtarit. Shembull që duhet ndjekur, Luftëtari është i të gjithëve. Bëhu Luftëtar, kemi nevojë për ju”, shkruan Nora në llogarinë e tij në “Facebook”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.