VIDEO | Çamëria një hap larg kualifikimit, spektakël dhe triumf ndaj armenëve

Kombëtarja e Çamërisë luan aktualisht në një turne që zhvillohet nga CONIFA në Armeni, konkretisht në Artsakh. Çamët luajtën ditën e sotme ndeshjen e dytë në grupin A, ku morën një triumf jetik përballë Kombëtares vendase, që i afron me kualifikimin.

Pasi pësuan një disfatë 3-1 një ditë më parë ndaj Akbazisë, Çamëria arriti të triumfonte me spektakël pasditen e sotme me shifrat 4-1 ndaj Artsakh. Fillimisht ishte Marko Van Basten Çema, i cili shënoi në minutën e 58-të për t’i dhënë çamëve avantazhin.

Vendasit e Artsakh e rritën presionin dhe në minutën e 84-të barazuan me një goditje dënimi. Gjithsesi, vetëm dy minuta më vonë, ishte numri 19-të Mziu, i cili riktheu avantazhin te Çamëria.

Për të hipotekuar fitoren mendoi Kevis Gjeçi. Ky i fundit finalizoi në mënyrë spektakolare një kundërsulm në minutën e 92-të. Me vendasit që ishin hedhur të gjithë në sulm, çamët përfituan nga hapësirat e shumta, me Gjeçin që i vetëm përballë portierit shënoi me parabël.

N

Më pas, me shturjen e vendasve, çamët gjetën dhe golin e katërt për shifrat përfundimtare 4-1. Ditën e nesërme Çamëria zbret përsëri në fushë, për ndeshjen vendimtare dhe të fundit në grup, që do të luhet përballë Sapmit, i cili mban vendin e fundit në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online