VIDEO | Bie Roma, Spal i jep leksion në “Olimpico”

Pas tre fitoreve radhazi Roma është mundur në shtëpi nga Spali me rezultatin 0-2. Skuadra e Di Françeskos nuk ka mundur që të marrë diçka nga përballja e javës së nëntë. Ekipi nga Ferrara ka shënuar nga një gol në çdo pjesë, duke marrë një fitores me shumë vlerë.

Fillimisht ishte Petanja që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në të 38-ën, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Bonifazi që me kokë devijoi një top që erdhi nga këndi, për të vulosur rezultatin.

Spali mbeti me 10 lojtarë, kjo pasi portieri Milinkoviç-Saviç u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në pak sekonda për protestë dhe vonesë loje ,megjithatë deri në fund nuk do të kishte dyshim rezultati. Pas kësaj humbje, Roma pozicionohet në vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Spal vijon ngjitjen dhe tani shkon në kuotën e 12 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online