Më në fund dritë për Gabalën, Xhejms thyen kryesuesit

0

Pas plot 6 javësh Gabala më në fund arriti që të merrte një fitore oksigjeni dhe t’i largohet disi vendit të fundit. Skuadra ku aktivizohet Sabjen Lilaj dhe nigeriani Xhejms kanë mundur që të triumfojnë në shtëpi 3-1 ndaj skuadrës së Nefçi Baku.

Protagonist absolut ish-sulmuesi i Skënderbeut, Xhejsm Adeni, i cili shënoi dy herë, nga një gol në secilën pjesë. Lilaj në anën tjetër e nisi këtë sfidë nga stoli.

Pas 8 javësh,  Nefçi Baku pëson humbjen e parë për këtë sezon, ndërsa skuadra e dy ish-lojtarëve që kanë luajtur në Superiore shkon në kuotën e 8 pikëve. Një fitore që shërben shumë për anën morale, aq më tepër që vjen përballë kryesuesve të kampionatit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.