VIDEO | Beteja e titullit: milionat Gjici, pikën e artë Partizani

Safet Gjici mund t’i gëzohet vetëm milionave të arkëtuara nga shitja e biletave, pasi Kukësi i tij nuk ia doli ta mundte Partizanin kryesues dhe diferenca mes ekipeve mbetet nëntë pikë. Ka akoma ndeshja dhe ende asgjë nuk është mbyllur, por padyshim barazimi 1-1 shkoi në favor të “demave të kuq”. Eurogol i Rexhinaldos dhe një penallti e Asanit, këto ishin episodet që vendosën, në një ndeshje që ishte e luftuar dhe që nuk përcolli ndonjë spektakël të madh. Gjithsesi për Partizanin ka festë, pasi titulli vetëm sa vjen e afrohet.

NDESHJA – Në 45 minutat e para pati një dëshirë më të madhe nga Kukësi në fillim, ndërkohë që të kuqtë prisnin dhe synonin kundërsulmet e shpejta. Verilindorët, pavarësisht iniciativës nuk ia dolën të ishin të rrezikshëm. Jo vetëm kaq, por skuadra e Gegës madje kishte mundësi më të mira, me Ccinarin që vuri në vështirësi Kukësin me dy goditje me kokë. Mensah gjithashtu për pak sa nuk mposhti Frashërin në fund. Gjithsesi pjesa e parë nuk kishte gola.

Kukësi e kishte të qartë se duhet të shënonte dhe një sinjal e dha Rroca. Goli nuk vonoi. Ndreu hodhi në fushë Rexhinaldon, i cili pak minuta më pas arriti të shënonte një gol të mrekullueshëm pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Festë në kampin verilindor, por që nuk zgjati shumë. Bardhi dhe Kalari rrezikuan fillimisht, ndërsa më pas erdhi edhe penalltia në favor të Partizanit.

Cuculi ndali në mënyrë të parregullt Asanin dhe për Enea Jorgjin nuk pati asnjë dyshim: 11-metërsh. Kapiteni i Kukësit ishte i vetëdijshëm për atë që bëri dhe më pas erdhi edhe goli i barazimit. Goditje psikologjike për skuadrën e Ndreut, që nuk arrin të rrezikojë dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E premte, më 29 mars, ora 18:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

KUKËSI-PARTIZANI 1-1
Shënues:
Rexhinaldo 55′ / Asani 68′ (pen.)

EPISODET

81′ – Partizani kishte mundësinë ta mbyllte ndeshjen, por në një sulm 3 kundër dy pasimi i fundit i Asanit nuk ishte i duhuri dhe Teqja largoi rrezikun. Bardhi nuk arriti dot përpara mbrojtësit

79′ – Karta e fundit e Kukësit, Arbër Çyrbja në fushë. Valdet Rama ai që del nga loja.

67′ GOOOOL- Asani në duel me Cuculin përfundoi i shtrirë, për Jorgjin penallti. Sulmuesi anësor goditi vetë dhe e çoi topin në rrjetë.

64′ – Kalari gjuan fort nga distanca, portieri Frashëri ndërhyn dhe shmang golin. Momet i rrezikshëm në portën e Kukësit

61′ – Bardhi kishte mundësinë të barazonte, pas një topi të marrë pas shpinës së mbrojtjes së Kukësit. Gjuajtje e pasaktë e sulmuesit.

55′ GOOOL Supergol nga Rexhinaldo, i cili realizon nga një goditje dënimi. Kukësi në avantazh

51′ – Trajneri Ndreu bën lëvizjen e parë. Rexhinaldo aktivizohet në vend të Gëzim Krasniqit. Kukësi me dy sulmues

47′ – Rroca në zonë kërkon portën, por nuk ka shënjestrën e duhur. Rast i rrezikshëm për Kukësin

  • Po luhet pjesa e dytë

45′ – Partizani merr një top në mesfushë, Mensah del i vetëm me portierin Frashëri, të cilin e kalon por topi shkon më përpara se duhet.

42′ – Ibrahimi nga e djathta kroson në zonë, aty ku gjendet Çinari. Shkodrani me kokë e devijon dhe e çon topin jashtë kuadratit.

38′ – Ardit Hila dëmtohet dhe lë fushën e blertë. Trajneri Gega zgjedh Dilaver Dukën në vend të tij.

35′ – Kros në zonën e Kukësit nga një goditje dënimi, Çinari me kokë e dërgoi topin pak mbi traun e portës.

17′ – Dzaria gjuan nga distanca, portieri Alban Hoxha e kontrollon topin në dy kohë. Valdet Rama ishte shumë pranë dhe mund të përfitonte.

8′ – Rrumbullaku futet në qendër dhe gjuan fort me të majtën. Shkurtaj nuk e mbërrin dot që ta devijonte

1′ – Po luhet në Shkodër… Minutat e para Kukësi është më kërkues.

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Krasniqi (Rexhinaldo 51′), Cuculi, Rrumbullaku, Teqja, Dzaria, Rroca (Limaj 71′), Rama (Çyrbja 79′), Kordeiro, Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila (Duka 38′), Kote (Kalari 58′), Mensah, Asani, Çinari (Kardozo 70′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Emigers Gançi; Gjyqtarë linje: Andi Koçi, Kreshnik Bajramaj
Kartonë të verdhë: Rrumbullaku 26, Krasniqi 35′, Teqja 63′ / Ibrahimi 26′, Asani 68′, Atanda 73′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online