Gega: Me Bushin jam sqaruar, 9 pikë më duken pak!

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega foli për “Supersport”, ku komentoi pikën e marrë kundër Kukësit, titullin kampion, çështjen “Mala” dhe tregoi bisedën që ka bërë me trajnerin e U-21, Alban Bushi. Mes të tjerash, trajneri i Partizanit tha:

FESTA PAS NDESHJES – “Dua të falënderoj të gjithë tifozët, pasi pavarësisht vështirësive, nuk na lanë vetëm. E ndjemë mungesën e Telushit dhe të çdo njeriu që nuk ishte në fushë sot. Kjo fitore është dhe për ta. E patë dhe ju që nuk kemi të njëjtin nivel me lojtarë që na mungojnë. Hila sapo është rikthyer nga një dëmtim. Megjithatë, grupi ia doli dhe falë grupit, morëm një pikë, që për ne është shumë e rëndësishme”.

PRESIONI – “Jam munduar të mos e shfaq te lojtarët presionin. 2-3 lojtarë isha të qetë, pasi vinin nga ekipet kombëtare. Në momentet e fundit e mora vesh që Mala ka pësuar një dëmtim. Për fat të keq nuk arriti të jetë pjesë e grupit. I dhamë shansin lojtarëve të tjerë, që bënë një punë të mirë”.

TITULLI – “Unë besoj se duhet marrim ndeshjet me radhë. Matematikisht, nuk ka mbaruar asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë kundër një rivali që duhet respektuar maksimalusht, pasi kanë një grup shumë të fortë. Ne jemi me këmbë në tokë dhe besoj se kemi ende rrugë për të bërë. Do të kisha dëshirë për t’u qetësuar, por kemi një ndeshje Kupe dhe me problemet që kemi me dëmtimet, kalendari na duket shumë i ngjeshur. Edhe në ndeshjen e sotme u sforcuam shumë dhe jam i lumtur që nuk dolëm pa pikë”.

BONUS – “Bonusi i takon ekipit, lojtarëve, atyre që luajtën për vëllezërit e tyre që mungonin. Nuk e kemi luksin të luajmë pa Malën, Telushin dhe Hebajn. Problemi im është që sa më shpejt të rikuperohemi dhe të bëjmë mirë nga sot e tutje”.

SKEMAT – “Unë mendoj se Kukësi në 5 minutëshin e parë kapi mesin e fushës. Nuk pati surpriza, pasi ne e dinim që nuk do të luanin me dy sulmues. Ne iu lejuam hapësira në mesfushë dhe si pasojë, u munduam të mbroheshim me forca të shumta. Me pak fat, mund edhe të fitomin. Ashtu siç erdhi ndeshja, morëm më të mirën”.

TITULLI I SIGURUAR? – “Unë jam trajneri më i vjetër në moshë në Superligë por nuk kam më shumë vite këtu. Të jem i sinqertë, 9 pikë më duken shumë pak. Në ndeshjen e fundit me Gjirokastrën, do të doja të ishim 7 pikë para (qesh).

KOMENT PËR BUSHIN – “Në mëngjes e lexova çfarë tha Bushi dhe u shqetësova pak. Mala ka respektin tim më të madh dhe nuk është abuzues. Nga kjo u preka dhe u mundova ta telefonoj Bushin. E mora në telefon si ish-koleg dhe më tha që gazetat kanë punën e vetë. Ai e di që Mala është një njeri që do i bëjë shumë punë futbollit shqiptar. Unë kam respekt për të gjitha gazetat dhe nuk doja të ndryshoja opinionin. Unë thjesht e mora në telefon dhe u sqaruam. Të jem i sinqertë, është diçka që ndodh, por e rëndësishme është që Mala është ai që është dhe si çdo ekipi shqiptar, dhe Shpresave iu uroj shumë suksese”, përfundoi Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online