VIDEO | Benedeto hero, Boka Zhuniors një hap larg finales

Boka Zhuniors është një hap finales së Kupës Libertadores. Argjentinasit fituan gjysmëfinalen e parë ndaj Palmeriras me rezultatin e pastër 2-0. Triumfi erdhi vonë, por pak rëndësi ka. Tashmë Boka është e favorizuar për të kaluar në finale.

Vendosi Dario Benedeto, sulmuesi 28-vjeçar i argjentinasve. Palmeiras arriti t’i bllokonte mjaft mirë vendasit, që u detyruan shpesh ta gjenin zgjidhjen nga distanca. Gjithsesi zëvendësimi i bërë solli rezultat.

Një goditje këndi solli ndryshimin, teksa me kokë Benedeto arriti të mposhtë portierin e Palmeiras në minutën e 83-të. Zjarri mbeti i ndezur edhe për disa minuta, teksa sulmuesi i Bokës arriti të dyfishonte shifrat.

Goli i dytë ishte një perlë. Marrje e topit, lëvizje e bukur dhe krijim hapësire për të goditur. Nga jashtë zone topi i gjuajtur prej tij shkoi drejt e në rrjetë. I gjithë stadiumi në festë dhe ekipi që do të shkojë në finale do të vendoset në ndeshjen e kthimit më 31 tetor.

Palmeiras do të tentojë gjithçka në Brazil, ndërkohë që te Boka shpresojnë që të kalojnë në finale dhe aty të gjejnë River Plejtin (ka humbur në shtëpi ndeshjen e parë kundër Gremio). Një derbi, që për herë të parë do të luhet për Kupën Libertadores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online