Akti i 11-të, mësohen datat dhe oraret e betejave të Superiores

0

Superiorja do të ketë një kalendar të ngjeshur, pasi java e 12 do të zhvillohet në mesjavë. Kështu, FSHF ka planifikuar që tani javën pasardhëse të kampionatit dhe ndeshjet do të luhen në dy ditë.

Përballjet më interesante zhvillohen ditën e premte të 2 nëntorit. Kukësi përballet me Flamurtarin, kurse Teuta me Tiranën. Të dyja këto ndeshje zhvillohen prej orës 18:00. Pjesa tjetër e takimeve luhen të shtunën.

Luftëtari-Laçi, pa praninë e tifozëve, zhvillohet prej orës 14:00. Java e 11-të mbyllet me Partizani-Kamza dhe Skënderbeu-Kastrioti. Këto takime nisin në orën 17:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11

E premte, më 2 nëntor 2018
18:00 | Kukësi-Flamurtari
18:00 | Teuta-Tirana

E shtunë, më 3 nëntor 2018
14:00 | Luftëtari-Laçi
17:00 | Partizani-Kamza
17:00 | Skënderbeu-Kastrioti

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.