United Managers, projekti i çmendur francez bazuar në një videolojë futbolli

Një skenë e pabesueshme nga Franca: një ndeshje futbolli, në pamje të parë nga kategoria e gjashtë franceze, në një stadium të vogël me rreth 600 tifozë që bëjnë tifo për skuadrën vendase, nga krahina e Normandisë. Nuk ka ndonjë atmosferë të zjarrtë, ndaj dëgjohen edhe fjalët e trajnerit. Gjithçka normale, si në çdo fshat në ato nivele, por në fakt trajneri është duke biseduar me njerëzit e vendosur në një dhomë brenda stadiumit.

Këta njerëz punojnë për “United Managers“, një koncept revolucionar që lejon njerëz të zakonshëm, tifozë, të bëhen trajnerë të një ekipi, “l’Avant-Garde Caennaise”. Aplikacioni online lejon 1200 tifozët, e quajtur “Njerëzorë”, të vendosin gjithçka për skuadrën e tyre. Formacioni, taktikat, të gjitha zgjidhen me sondazh online në aplikacionin United Manager.

Tifozët janë akses në lloj-lloj të dhënash dhe statistikash online dhe mund të vendosin edhe për ndërrimet gjatë ndeshjes, ndaj trajneri është thjesht një ndërmjetës mes realitetit të fushës dhe udhëzimeve të tifozëve. Të dhënat e lojtarëve regjistrohen si në videolojën Football Manager dhe gjithçka funksionon njësoj.

Një ëndërr e bërë realitet, mund të vendosim të bëjmë ç’të duam me skuadrën tonë”, thotë një “Njerëzor”.

Ndonjëherë të krijohet përshtypja se paguan biletën dhe sheh futboll pa t’u dhënë shansi të japësh mendimin tënd. Ne dëshironim të identifikoheshim me lojtarët”, tha një tjetër.

Gjithçka nisi tre vite më parë, kur Fredéric Gauquelin dhe Bruno Bèlas patën idenë e çmendur, duke ndërtuar një aplikacion ku tashmë merren të gjitha përgjigjet, nuk ka më dilema pse trajneri vendos sipas dëshirës dhe ideve të tij.

Natyrisht, aplikacioni ka shpenzime dhe janë 9 persona që punojnë përditë, ndërkohë që ka edhe probleme të tjera, si pikëpyetjet që ngrihen kur tifozë të thjeshtë vendosin se u pëlqen një apo një tjetër lojtar, por duket një sinjal demokracie dhe në fund, nëse nuk vjen fitorja, të gjithë e vuajnë në mënyrë direkte, si trajnerë.

Në Normandi rivalët ankohen dhe e quajnë një lojë të pandershme, por Federata Franceze ka dhënë OK dhe projekti United Managers vazhdon. Për momentin gjithçka super, klubi nga Caen ka fituar 7 ndeshjet e para në kampionat, a do të shohim një revolucion në botën e futbollit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online