VIDEO | Barcelona zbavitet në derbi, spektakël i Leo Mesit

0

Aspak probleme për Barcelonën për të fituar derbin kundër Espanjolit. Ekipi i Valverdes triumfoi përballë kushërinjve të vegjël me rezultatin e thellë 0-4. Një dygolësh i Leo Mesit, Dembele dhe Suarez i dhanë tre pikë ekipit katalanas, që tashmë i sheh të gjithë nga lart në La Liga.

Barcelona kryeson me 31 pikë, ndërsa Atletiko e Madridit dhe Sevilja e ndjekin me nga tre pikë më pak. Gjithçka mori fund në 45 minutat e para të takimit të sotëm. Një perlë e Mesit nga goditja e dënimit zhbllokoi rezultatin, ndërsa Dembele dhe Suarez vulosën fitimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë pati përsëri festë për Leo Mesin. Ylli dhe kapiteni i ekipit shënoi përsëri nga goditja e dënimit, duke u ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve me 11 gola, aq sa ka dhe Stuani i Zhironës. Vendasit e Espanjolit nuk e përballuan dot furinë e Barçës dhe renditen në vendin e nëntë me 21 pikë.

Espanjol-Barcelona 0-4
(Mesi 17’, 65’, Dembele 26’, Suarez 45’)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.