VIDEO | Bajerni “shtyp” Frankfurtin, “plakushi” Riberi nuk di të ndalet

0

Bajerni i Mynihut vijon ecurinë pozitive dhe likuidon Frankfurtin në transfertë me rezultatin 0-3. Tashmë, ekipi i Niko Kovaç është i vetëm në vendin e dytë, teksa diferenca me kryesuesit e Borusias së Dortmundit mbetet sërish në gjashtë pikë.

Frenk Riberi është padyshim njeriu që po mban në lojë shpresat e Bajernit për titull, teksa pasi ishte deçiziv ndaj Lajpcigut në mesjavë, tregohet përsëri i tillë ditën e sotme, duke shënuar një dygolësh. Gjithashtu, vend për të festuar pati dhe për brazilianin Rafinja, i cili shënoi në minutat e fundit, konkretisht në minutën e 89-të.

Një fitore, që mori në fund edhe pak ngjyra shqiptare, pasi në minutën e 90-të, Tomas Myler i la vendin Meritan Shabanit, i cili debutoi për herë të parë në këtë sezon. Bundesliga, tani do të rikthehet për të luajtur vitin e ardhshëm, pasi faza e parë ka përfunduar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.