VIDEO | Bajerni e nis mbrapsht, Superkupa i takon Dortmundit
Borusia Dortmund e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni e ri duke siguruar trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Verdhezinjtë mposhtën Bajernin e Mynihut me rezultatin 2 – 0 falë golave të Alkaser dhe Sanço.
Ky është trofeu i gjashtë i Superkupës për klubin e Dortmundit dhe i pari në pesë vitet e fundit. Përvecc motivimit të shtuar në prag të fillimit të Bundesligës, kjo fitore vlen shumë dhe për të vënë në presion kampionët në fuqi.
SUPERKUPA E GJERMANISË
BORUSIA DORTMUND 2 – 0 BAJERN
Shënues: Alkaser 48′, Sanço 69′
Alcacer give @BlackYellow lead. #BVBFCB https://t.co/ZrGqKS7bGU
— Sports Africa (@SportsAfrica4) August 3, 2019