Bajerni i Mynihut nuk e pati të lehtë të merrte tri pikët në transfertën ndaj Augsburgut. Të zotët e shtëpisë dolën dy herë në avantazh, por ekipi i Niko Kovaç ia arriti të merrte tre pikët në fund të takimit që u mbyll me shifrat 2 – 3.
Padyshim lojtari më i mirë në fushë ishte francezi Kingsli Koman. Sulmuesi i krahut la shenjë në çdo gol të Bajernit duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës dhe duke dhënë një asist të bukur për golin e David Alabës.
Problem për Bajernin mbetet mbrojtja. Sot ndodhi i njëjti fenomen si në humbjen ndaj Leverkuzenit. Augsburgu goditi vetë dy herë portën, por aq mjaftuan për të shënuar dy gola.