VIDEO / Anglia shokon Spanjën, sa vite pa fituar ndaj një skuadre “BIG”

Prej vitesh me radhë tifozët anglezë janë mësuar ta shikojnë kombëtaren e tyre, teksa humbet pambarimisht ndaj kundërshtarëve elitë. Por, mbrëmja e sotme rezultoi ndryshe. Djemtë e udhëhequr nga Gareth Sauthgejt habitën në Sevilje Spanjën e Luis Henrikes, që në letër ishte favorite e qartë. Anglezët fitojnë pas 31 vitesh në tokën Spanjolle, ndërsa “La Roja” regjistron humbjen e parë në një ndeshje zyrtare si pritës, pas 15 vitesh dhe në të njëjtën pozitë provojnë të pësojnë tri gola për të parën herë në histori.

Nëse do t’i futemi librave të statistikave, fitorja e fundit e Anglezëve ndaj një përfaqësuese elitare në një ndeshje zyrtare, ka qenë plot 16 vite më parë ndaj Argjentinës në Botërorin e vitit 2002, ku golin e vetëm të takimit  e shënoi Dejvd Bekam.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të. Një aksion model që filloi nga këmbët e portierit Pikford, që pas dy pasimesh të tjera u finalizua nga Stërling, gjithçka ndodhi në më pak se pesë sekonda. Pak minuta më vonë Rashford tregohet i saktë para kolegut të tij David De Gea, duke çuar shifrat në 2-0. Kundërsulmi i anglezëve do të rezultonte sërish i fatal, teksa Stërling do të çonte shifrat në 3-0 për “Tri Luanët”.

Spanja mori kontrollin e lojës në pjesën e dytë. Alkaser i futur në lojë si zëvendësues ngushtoi rezultatin në minutën e 58-të. Vendasit iu afruan shumë golit me Rodrigon, i cili gati sa nuk përfitoi nga një gafë e portierit Pikford, i cili e korrigjoi vetë gabimin e tij. Në minutën e fundit të takimit, Ramos ngushtoi në 3-2 rezultatin, por foli do të vlente sa për statistika, pasi gjyqtari vërshëlleu menjëherë.

Spanjë 2 – 3 Angli

Shënues: Alkaser 58′, Ramos 90+7 / Stërling 16′, 38, Rashford 30′

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *