Goli më i bukur, Ibrahimoviç takon fëmijët që u bllokuan në shpellë

Një sulmues i madh, duhet të shënojë kudo. Në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Në katërkëndëshin e gjelbërt, Zlatan Ibrahimoviç ka realizuar më tepër se 500 gola në karrierë. Por, edhe kur nuk luan, ai mbetet gjithmonë një personazh mediatik. Me deklarata, polemika apo gjeste që nuk kalojnë pa u vënë re.

I tillë ishte edhe ajo që ndodhi në studion e “Ellen DeGeneres Shoë”, programi i mirënjohur amerikan. Të ftuar të veçantë ishin “Ëild Boars” – derrkucat e egër – ose ndryshe skuadra e 12 djemve, që nga 23 qershori deri më 10 korrikun e kaluar përjetoi një makth të vërtetë dhe ku fëmijët rrezikuan seriozisht jetën.

Gjatë atyre ditëve tmerri, djemtë u bllokuan në një shpellë në Tajlandë. Ideja që të shkruanin emrat e tyre në shkëmb, u shndërrua në një kurth vdekjeprurës. Rreshjet e mëdha të shiut, bën që fëmijët të mbeteshin të bllokuar mes shkëmbinjve, duke rrezikuar të mbyteshin. Por, fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë. Kampionët e vegjël u shpëtuan, ndërsa e gjithë bota ishte solidarizuar me atë ngjarje.

FIFA i ftoi të ndiqnin edhe finalen e Kupës së Botës, por duke qenë se ishin ende të pafuqishëm nga ngjarja, mjekët vendosën të mos i lejonin të udhëtonin. Tashmë, pas tre muajsh, vogëlushët udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ftuar në emisionin “DeGeneres Shoë”. Një bisedë e këndshme, shaka dhe gëzim. Më pas momenti i moderatores së programit, që i ftuari special të hynte në skenë.

Zlatan brahimoviç hyri në studio, me fanellën e Los Anxheles Galaksi dhe 12 uniforma të tjera në duar për fëmijët. Nga një fanellë, me emrin e secilit prej tyre në shpinë. “Mendoja se kisha guxim, por kjo skuadër e vogël ka më tepër guxim se unë”, tha sulmuesi suedez, që nuk nguroi ti përkufizonte vogëlushët si: “Skuadra më e mirë në botë”. Sikur kjo të mos mjaftonte, Zlatan i ftoi fëmijët të ndiqnin edhe një stërvitje të Galaksi. Pasi mahniti Amerikën në fushë, golin më të bukur Ibrahimoviç, e shënoi në studio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online