VIDEO | Aguero nargjile me modelen 18-vjeçare, reagon Siti

Serxhio Aguero vazhdon të zbavitet në fushë dhe jashtë saj. Sulmuesi i Mançester Sitit ka kaluar një natë argëtuese me modelen 18-vjeçare, Lola Manjin. Të dy kanë filluar të frekuentohen së bashku, por argjentinasi ka mohuar lidhjen mes tyre.

“Nuk jam lidhur me askënd, e njoh Lolën, por vetëm kaq. Nuk ka asgjë romatike mes nesh dhe asnjë mister, thjesht njihemi”, u shpreh Aguero duke mohuar lidhjen me modelen. Por pamjet flasin ndryshe për ish-dhëndrin e Maradonës.

Manjin ka postuar një story në “Insta”, ku lojtari dhe 18-vjeçarja shihen duke tymosur nargjile. Modelja poston dhe një video të shkurtër më vonë, ku Aguero shihet duke u argëtuar me nargjile. Një detaj i vogël dhe jo shumë i dënueshëm, por në klub mendojnë ndryshe. Siç citon “The Sun”, një zyrtar i Mançester Siti ka reaguar për pamjet e publikuara dhe veprimet e sulmuesit.

“Nuk është diçka e bukur për t’u parë. Aguero duhet të jetë një sportist i nivelit të lartë, një nga futbollistët më të mirë në botë dhe një model për t’u ndjekur. Këto gjëra nuk janë një mesazh i mirë për të rinjtë”, shprehet zyrtari i klubit, të cilit gazeta angleze nuk ia publikon emrin.

Fjalët mund të kenë dalë nga Guardiola. Raporti i trajnerit spanjoll me argjentinasin nuk është shumë i mirë, por sulmuesi është përgjigjur gjithmonë në fushë me golat e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=WEf-Jb5Xx48

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online