Ekuban në Superiore? E tenton një klub turk

Kaleb Ekuban do të largohet nga Lids Juanjtid. Trajneri Marselo Bielsa i ka bërë dalje sulmuesit ganez, i cili duhet të gjejë një ekip të ri. Do shitet apo do jepet në huazim, mbetet për t’u parë. Në Shqipëri kanë shfaqur interes disa klube.

Partizani ka tentuar, po ashtu edhe Flamurtari. Këta të fundit madje e presin sërish dhe janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e pagës së sulmuesit. Gjithsesi nuk është prioritet për Ekuban të rikthehet në Shqipëri.

Së fundmi raportohet në mediat turke se Trabzonspori është futur në bisedime për sulmuesin ganez, i cili kulmin e ka njohur në Superiore me Partizanin. Me fanellën e kuq pat shënuar 17 gola. Turqit po e tentojnë dhe sigurisht që në aspektin financiar klubet shqiptarë nuk mund të rivalizojnë me ta.

Edhe për Ekuban në aspektin sportiv do të ishte një sfidë interesantë të transferohej në Superligën turke. Për momentin thuhet se kanë nisur bisedimet dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online