Viali shtyn Juven: Viti i duhur për Champions, Alegri më i miri në botë

Xhanluka Viali është kapiteni i Juventusit të fundit, që ka fituar Champions Ligën. Ishte 22 maji i vitit 1996 dhe bardhezinjtë mposhtën Ajaksin në Romë me penallti, duke dërguar kupën e lakmuar për herë të fundit në Torino.

Ish-sulmuesi i Juves ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke qenë i bindur që ky është viti i duhur për t’u rikthyer te fitimi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Alegri ka në duar dy ekipe, afrimi i CR7 e bën këtë ekip edhe më të fortë si ai i Vialit, ndërsa në fund vetëm elozhe dhe fjalë të mira për Alegrin. Sipas Vialit, Alegri është trajneri më i mirë në botë për momentin.

CHAMPIONS – “Ky mund të jetë viti i duhur, sepse Juventus është skuadra më e fortë në Europë. Nuk po flas vetëm për formacionin titullar, por për gjithë kontingjentin. Klubi u tregua i frikshëm: një strukture që i lejonte të fitonte qetësisht në Itali dhe të arrinte dy finale Champions-i në katër vjet, i shtuan Kristiano Ronaldon. Kjo gjë ka shtuar vetëvlerësimin e grupit të lojtarëve.”

Kush është më i fortë, ky Juventus, apo ai i vitit 1996? – “Le të themi që ekipi i 22 viteve më parë kishte meritën e madhe të fitimit të Champions-it. Sa i takon pjesës tjetër, Juvja e tanishëm ka më shumë cilësi, vetëm për faktin që është në gjendje të fusë në fushë një nga dy lojtarët më të mirë në botë. Alegri ka në dispozicion dy skuadra të vërteta.”

ALEGRI – “Tani që Zidan nuk po drejton, më i miri nga të gjithë është Maks Alegri. Rezultatet e thonë këtë gjë. Mund të theksojmë shumë meritat që ka, por unë preferoj kapacitetin që ai ka për t’i transferuar lojtarëve konceptet e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online