Ndryshon gjyqtari i ndeshjes Kukësi-Flamurtari, ja rreshtimet e skuadrave

Gjyqtari i kësja ndeshje ishte caktuar Blerim Ziri, megjithatë pas protestës së vlonjatëve, se Ziri është i afërm i drejtorit Ramadan Ndreu, duket se i ka shtyrë drejtuesit e FSHF-së që të ndryshojnë gjyqtarin e kësja sfide, duke ja besuar ndeshjen Olsi Sokolit.

Trajneri Cungu vijon të luajë me formacionin e zakonshëm. Maliki dhe Shameti, pavarësisht dëmtimeve, ia kanë dalë të jenë gati. Ndryshe ka ndodhur me mesfushorin Irakli Dzaria dhe në këtë mënyrë është rikthyer titullar Vesel Limaj. nuk ndryshon asgjë në vendosjen e Kukësit, sa i përket pozicioneve të tjera.

Në anën tjetër Daja ka qenë i detyruar që të bëjë ndryshime, kjo pasi ka Mustën me kartonë dhe Bathën të dënuar. Edhe pse Alla  është rikuperuar, në qendër të mbrojtjes e nis Pollozhani dhe Veliu. Po ashtu nga minuta e parë e nis dhe Ribaj, në mungesë të Bathës.

Kategoria Superiore – Java 11
E premte, më 2 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi i Kamzës, Kamzë

Kukësi – Flamurtari

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Shkodra, Limaj, Tigruxha, Uilliam, Rexhinaldo. Trajneri: Armando Cungu.  Të gatshëm: Maloku, Krasniqi, Qaqi, Selimi, Toure, Kalaj, Shpehar.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Useini, Mustafa, Ribaj, Torasa, Alvesh, Bushiç. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Qirko, Alla, Beqaj, Deliaj, Hyseni, Sirgi, Ymeraj.

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Endrit Veseli, Erind Burgu, Orlando Kuka.

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Astrit Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online