Lika: Kemi të njëjtin objektiv, nuk ka asnjë justifikim

Vllaznia është e dënuar këtë edicion që të rikthehet në Superiore, të paktën kt është objektivi që shkodranët i kanë vënë ekipit të tyre. Ndeshja e radhës për kuqeblutë është takimi me Vorën, sfidë kjo e planifikuar për tu luajtur të shunën në orën 14:00 në “Reshit Rusi”.

Një konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri Hasan Lika ka theksuar se skuadra e tij nuk ndyshon në asnjë sfidë objektiv. Tekniku i shkodranëve ka treguar dhe gjendjen e skuadrës para takimit me skuadrën nga periferia e kryeqytetit.

“Padyshim që nuk ka asnjë shenjë nënvlerësimi ndaj kundërshtarit sepse unë e kam thënë gjithmonë se secili takim duhet vlerësuar maksimalisht sepse ndryshe nuk kalohet me sukses. Edhe për takimin ndaj Vorës kemi sërish të njëjtin objektiv, fitoren. Ne edhe në ndeshjet jashtë Shkodre kemi gjithmonë këtë objektiv dhe jo më në fushën tonë që është detyrim kjo gjë”

“Kemi disa probleme me lojtarë të dëmtuar apo të pezulluar por kjo nuk është justifik. Secili që do të zbresë në fushën e lojës, e ka për detyrë të japë më të mirën e tij. Besoj se nuk do lëvizim shumë nga formacioni dhe skema. Në vend të Krymit do jetë Bilali ndërsa kapiteni Lika besoj se ta nisë ndeshjen ndaj minuta e parë në pozicionin e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online