Vetëm një hap larg rekordit, Dibala kërkon golin kundër Milanit

Bardhezinjtë e Alegrit do të masin forcat kundër Milanit në Doha të Arabisë Saudite për fitimin e Superkupës së Italisë, ndërsa të gjithë lojtarët e Juventusit janë të karikuar në maksimum për të dërguar në shtëpi trofeun e parë sezonal.

Paulo Dibala nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionat, ku ka arritur të shënojë vetëm dy gola, por ai mund të thyejë një rekord në finalen e së mërkurës. Argjentinasi ka shënuar tre gola në finalet e Superkupës së Italisë dhe ndodhet në të njëjtën shifër me emra si: Andrij Shevçenko (i vetmi që ka realizuar trigolësh në finale), Aleksandro Del Piero, Samuel Eto dhe Karlos Tevez.

Një gol kundër Milanit do e ngjiste 24-vjeçarin në kuotën e katër golave, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në histori i finaleve të Superkupës. Dibala shënoi golin e parë në finale në fitoren 2-0 kundër Lacios në vitin 2015 në duelin e zhvilluar në Kinë, ndërsa edicionin e kaluar shënoi një dygolësh në humbjen kundër Lacios me rezultatin 3-2.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online