Murinjo ka harruar të flasë, “fajin” e ka… Mançester Junajtid!

Zhoze Murinjo u shkarkua nga stoli i Mançester Junajtid në muajin dhjetor. Rezultate të dobëta, lojë e varfër dhe përplasje të shumta me lojtarë të ndryshëm, mbi të gjitha me Pol Pogba. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk duruan më dhe vendosën të largonin trajnerin portugez.

Klubi anglez i pagoi Murinjos 17 milionë euro për largimin nga puna, ndërsa “Times” zbulon një klauzolë të veçantë të nënshkruar në momentin e shkarkimit. Man Utd i ka kërkuar 55-vjeçarit të mos bëjë asnjë koment për eksperiencën e tij me Junajtid në daljet e tij publike.

Nëse një gjë e tillë ndodh, shuma e përfituar nga shkarkimi do të pësonte një reduktim të madh, kështu që Murinjo ka vendosur të heshtë dhe të kursejë 17 milionë eurot…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online