Venger: Sançez i zhgënjyer. Tifozët e Kilit akuzojnë të dashurën

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger ka ngulur këmbë se nuk ka pikë dyshimi mbi profesionalizmin e Aleksis Sançez. tekniku francez ka përsëritur për të disatën herë se Aleksis, pavarësisht dëshpërimit që nuk u largua tek Siti, do të japë gjithçka për Arsenalin deri në ditën e fundit të kontratës së tij me këtë klub. Ylli i kombëtares kiliane është kthyer dje në stërvitje me “Topçinjtë” në kuadër të përgatitjeve për takimin e javës së katërt në Premier kundër Bornemuthit. Që ng Kili, Sançez nuk e fshehu zhgënjimin e tij për mos arritjen e marrëveshjes për të shkuar tek “Qytetarët”. Kujtojmë se marrëveshja mes Arsenalit dhe Sitit u prish ditën e fundit të merkato, pasi Arsenal dëshitoi të merrte nga Monako yllin e kombëtares franceze Tomas Lemar për 100 milionë euro. Por Venger ka qenë i qartë në qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje. “Nuk kam asnjë mëdyshje për Aleksis. Ai ka pasur disa shqetësime fizike dhe fillimisht uroj të kthehet sa më shpejt në formën e plotë. Ai ka pasur dhe probleme me kombëtaren e Kilit për rezultatet e dobëta. Por ai është një djalë i fortë dhe me karakter dhe jam i bindur se shumë shpejt do të kthehet në formën maksimale. Merkato është e mbyllur, Lemar zgjodhi të qëndronte në Monako, ndërsa Aleksis është te Arsenali”- ka thënë Venger.

Tifozët kilianë në marshim – Teksa Aleksis përballet me jo pak probleme në klubin e tij dhe në kombëtaren e Kilit, një lajm i çuditshëm ka ardhur nga vendlindja e tij. Mediat në Kili kanë bërë me dije se rreth 9 mijë tifozë të Kilit kanë vendosur të protestojnë në Santiago më 5 tetor të këtij viti para se Kili të përballet me Bolivinë. Si për çudi ata kanë vendosur të protestojnë kundër të dashurës së lojtarit! Tifozët e Kilit mendojnë se faji për gjendjen jo të mirë të Aleksis e ka e dashura e tij Majte Rodriguez. Dhe në marshimin që pritet të mbahet më 5 tetor, ata do të kërkojnë ndarjen e çiftit që Sançez të kthehet përsëri i lumtur tek futbolli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online