Vllaznia ndryshon kurs, tani rikthehet te ideja e veteranëve

0

Kampionë për të rinj dhe prej vitesh skuadër e bazuar të mosha mesatare diku te 22 vjeç, Vllaznia këtë verë ka ndryshuar kurs. Trajneri Cungu sigurisht që do vazhdojë t’u japë hapësirat e nevojshme të talentuarve që vijnë ng akademia, por ka preferuar që boshtin e ekipit ta ketë lojtarë të cilët prej vitesh luajnë dhe fitojnë trofe në Superiore. Kampionati dhe gara për mbijetesë prej vitesh bëhet gjithnjë e më e egër dhe këtë vit në Shkodër nuk duan të rrezikojnë si ndodhi sezonin e shkuar, kur e siguruan mbijetesën pas një barazimi dramatik kundër Tiranës në javën e fundit.

Afrimet e kësaj vere e konfirmojnë atë që sapo thamë. Orelesi në mbrojtje apo mesfushë, Hasani, Vucaj e Gilman Lika në mesfushë dhe Ribaj janë në sulm janë futbollistë që të gjithë kanë shijuar shijen e kampionit dhe fitimit të trofeve të ndryshme.

Tani mbetet për t’u parë nëse Vllaznia me këtë organikë do sigurojë diçka më shumë se mbijetesa. Ndoshta ka ardhur momenti që të synohen dhe kupat e Europës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.