Veliu, “kundër” Lubanit: Fitore, por me lojë të bukur

Flamurtari pret nesër Skënderbeun në Vlorë, ndërkohë që para mediave kanë dalë zëvendëstrajneri Ergi Lubani, Franc Veliu dhe Arinaldo Rapaj. Krahu i djathtë i Dajës ka vlerësuar kundërshtarin dhe thekson se janë në garë për një vend që të çon në kupat  e Europës.

“Patjetër që e kemi vlerësuar maksimalisht, jo vetëm nga fakti që Skënderbeu është kampionia në fuqi. Vetë ky kampionat të bën të vlerësosh çdo kundërshtar. Në këtë pikë të sezonit të gjitha ekipet e vlerësojnë ndeshjen e radhës. Nuk e harrojmë se janë kampionët. Jemi një fitore larg objektivit. Me një fitore shkojmë në vendin e katërt. Është ndeshje direkte për kupat e Europës. Përballen edhe dy klube të qyteteve si Vlora e Korça, që kanë ekipe me traditë në futboll”, tha fillimisht Lubani.

Më tej ai shtoi: “Kemi fituar me Tiranën në Kupë, ndaj quhet edhe ajo, edhe pse na duheshin dy gola. Nuk është se jemi pa fitore. Edhe sikur t’i fitonim të tria ndeshjet e këtij viti, prapë do kërkonim triumfin. Nuk asnjë logjikë, çdo ndeshje ka historinë e saj, nuk i referohemi të shkuarës. Nëse shikojmë dy ndeshjet e para me Skënderbeun kemi luajtur si të barabartë, madje në disa momente më mirë se ata, pikët i kanë shkuar Korçës. Këtë herë do preferonim të bënin lojën ata dhe ne të merrnim tre pikët. Mungon Albi Alla, i cili nuk është stërvitur gjithë javën. Pjesa tjetër është gati, ka optimizëm.

VELIU DHE RAPAJ – Mbrojtësi Franc Veliu mendon ndryshe nga zëvendëstrajneri Ergi Lubani. Veç fitores, ai do edhe lojë të bukur me Skënderbeun. “Realisht është një ndeshje vitrinë për kampionatin shqiptar, aq më tepër që kemi si objektiv të shkojmë në vendet e sipërme të renditjes. Jemi në një moment që duhen edhe pikët, por edhe një lojë dinjitoze. Tifozët duan lojë dhe fitore. Nuk kemi detyrime pikësh, por janë të nevojshme. Shpresoj që tifozët të jenë të shumtë në numër. Ata janë lojtari ynë i 12-të. Për më tepër ndaj Skënderbeut ata do të jenë më të shumtë”.

I riu Rapaj, shkurtimisht tha: “Jam shumë i kënaqur që po marr minuta. Jemi stërvitur fort dhe do mundohemi të marrim një fitore të merituar. Besimin e trajnerit do mundohem ta shpërblej në fushën e blertë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online