Veç paralajmërime për Superioren, moshat kampionat fals

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe për klubet e Superiores nuk ka pasur dënime, veç paralajmërimeve për Flamurtarin dhe Laçin. Ofendimet në takimet e fundit në kampionat janë shoqëruar me tërheqje veshi, ndërkohë që bien në sy humbjet në tavolinë në futbollin e moshave.

Ndodh shpesh që në Kategorinë e Parë të të rinjve dhe paratërinjve një pjesë e mirë e klubeve nuk paraqiten në ndeshje. Arsye financiare, por shpesh edhe tensioni, janë faktorët kryesore që një pjesë e mirë e ekipeve nuk udhëtojnë në transferta. Një kampionat fals duhet thënë, kur një pjesë e madhe e ndeshjeve vendosen në tavolinë nga Disiplina.

VENDIMET E DISIPLINËS
– FC “Flamurtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

– KF “Laçi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

– “Akademia AAS” U-19, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

– Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Besa” U-17, Xhemal Vaskja, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/b te KDS, dënohet me 6 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– KF “Kamza” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

– KS “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Apollonia” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

– KS “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër FC “Term” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

– KF “Lushnja” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

– Lojtari i KF “Kamza” U-17, Klevis Hila, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

– Lojtari i KF “Burreli” U-17, Roxherio Lika, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online