VIDEO | Festimi “vetëvrasës” shkakton polemika, Felipe Melo tregon të vërtetën

Palmeirasi arriti një fitore të pastër në shtëpi kundër kolumbianëve të Zhuniorit në Kupën Libertadores. 3-0 për djemtë e Skolarit dhe kampionët në fuqi të Brazilit, të cilët ngjiten në kuotën e 9 pikëve në grupin F, një më pak se San Lorenco.

Protagonist i mbrëmjes u bë Felipe Melo. Mesfushori 35-vjeçar, i cili u zbulua nga Fiorentina e Prandelit, nuk shënoi gol, madje nuk dhuroi ndonjë shkelm për kundërshtarët, ashtu siç e ka zakon. Ai zgjodhi një mënyrë të çuditshme për të festuar fitoren.

Shenja e pistoletës në kokë dhe të gjithë menduan se ky ishte provokimi i radhës për tifozët miq. Megjithatë, lojtari ka shpjeguar gjithçka pas ndeshjes.

E gjitha ka të bëjë me një lojë (Call of Duty) dhe mënyra e festimit ishte për djalin tim”, theksoi Felipe Melo për “Sport TV”. Të dy bashkë janë të fiksuar pas lojës së famshme dhe Melo hodhi poshtë hodhi poshtë çdo akuzë, duke zbuluar të vërtetën e festimit “vetëvrasës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online