Vazhdon telenovela Muzaka-Tirana, ultimatum dhe për Luftëtarin

Mund të konsiderohet në plot kuptimin e fjalës një telenovelë çështja e Gjergji Muzakës sa i përket detyrimit që skuadra e Tiranës i ka lojtarit të Skënderbeut. Në vendimet e sotëm të Komisionit të Disiplinës, pika 16 lidhet sërish me ultimatumin që organi më i lartë sportiv në vend i vendos skuadrës bardheblu për shlyerjen e detyrimeve ndaj mesfushorit anësor.

Është hera e tretë që Disiplina paralajmëron skuadrën 24 herë kampione, pasi edhe më parë situata ka shkuar deri aty sa lojtari ka vënë në presion Federatën për të marrë pagat që i takojnë. Kujtojmë që ky është kësti i tretë dhe i fundit për Muzakën.

Për të mos harruar, kjo çështje është e janarit të vitit 2017, pra dy vite më parë që për të njëjtën çështje. Tirana ka kohë 30 ditë për të shlyer një herë e mirë lojtarin në fjalë dhe për të shmangur sanksionet e parashikuara në rregullore. Me shumë mundësi kjo është seria e fundit e kësaj telenovele që zgjatur pa FUND!

  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrohet KF “Tirana” të ekzekutojë pjesën e mbetur të detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka sipas vendimit Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet “K.F Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Po ashtu edhe skuadra e Luftëtarit ka marrë ultimatum nga FSHF për të shlyer detyrimet që ka karshi lojtarit Kejdi Balla. Edhe bluzinjtë kanë një afat prej 30 ditësh për të likuiduar lojtarin në fjalë nëse nuk duan të kenë penalitete.

  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit Kejdi Balla. Detyrohet KF “Luftëtari” të ekzekutojë detyrimet financiare ndaj kërkuesit Kejdi Balla sipas vendimit Nr.6 datë 17.07.2018 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet KF “Luftëtari”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online