Nuk kishte dyshime, Teuta zyrtarizon afrimin e radhës

Edhe pse ishte e konfirmuar, vetëm sot skuadra e Teutës ka zyrtarizuar afrimin e Renato Arapit. Mbrojtësi do të jetë pjesë e skuadrës bregdetare për pjesën e mbetur të kampionatit. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “djemtë e detit” klubi ka zyrtarizuar dhe arritjen e akordit.

Lojtari është vënë në urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi prej ditësh dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit që në takimin  kësja jave me Tiranën. Për Arapin kishte interesim dhe nga Partizani, por vetë lojtari zgjodhi që të rikthehej në qytetin e lindjes. 32-vjeçari është afrimi i tretë i Teutës, që më parë ka marrë edhe Tomislav Bushiç nga Flamurtari dhe Erlis Frashërin nga Kamza. Së fundmi, mbrojtësi u aktivizua në Turqi, teksa vjen nga skuadra e Afjet Afjonsporm, ku luajti në 8 takime një gjysmën e parë të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online