Vazhdon “mallkimi” i dëmtimeve te Milani, mesfushori mbyll sezonin

Vazhdon makthi i dëmtimeve te Milani. “Fatkeqi” i radhës është Xhek Bonaventura. Mesfushori pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit në fund të muajit tetor dhe pritej të qëndronte larg fushave për pak më shumë se një muaj. Por, analizat e mëtejshme kanë zbuluar shkallën e vërtetë të dëmtimit.

Italiani ka pësuar një mikrotraumë në kartilag dhe për këtë do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sezoni i 29-vjeçarit mund të quhet i mbyllur, pasi periudha riaftësimit pritet të zgjasë 7 ose 8 muaj.

Pas kësaj goditje tepër të fortë bëhet e domosdoshme një ndërhyrje tjetër në merkaton e janarit për të shtuar kontingjentin në repartin e mesfushës, krahas brazilianit Lukas Paketa, marrëveshja për të cilin u mbyll gjatë muajit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *