Vathi rinovon me Erzenin, Peqini mes Maqedonisë dhe Kosovës

Pas largimit të sulmuesit Vjali Mahmuti në fundin e muajit maj, nga Erzeni ka patur të tjera largime. Jurgen Peqini është largimi i fundit. Sulmuesi nga Elbasani ishte marrë në huazim nga Teuta në muajin janar dhe tashmë do të duhet të gjejë një tjetër skuadër.

I rikonfirmuar për sezonin e ri është mbrojtësi i majtë Ermal Vathi, i cili në ndeshjen e fazës së 3-të me Korabin u dënua nga Komisioni i Disiplinës me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Vathi deklaron se ky dënim nuk e ka penguar klubin e Erzenit që t’i besojë atij edhe për sezonin e ri.

Për SportEkspres.com ai deklaron: “Drejtuesit e klubit po punojnë seriozisht për sezonin e ri. Këto ditë pushimesh ata kanë afruar disa futbollistët cilësorë. Unë e respektoj vendimin e klubit për rinovimin e kontratës me mua dhe besoj se sezonin tjetër do të jap më shumë. Natyrisht që nuk do të jem më objekt i dënimeve të Disiplinës”.

Sulmuesi Jurgen Peqini shprehet se largimi erdhi pasi ai ishte i huazuar nga Teuta teh Erzeni, ndërkohë që kontrata me klubin durrsak i ka përfunduar. “E mbylla huazimin tek Erzeni dhe tani jam lojtar i lirë. Në këtë periudhë kam patur oferta nga dy klube, njëri në Maqedoninë e Veriut e tjetri në Kosovë. Javën e ardhshme unë do të bisedoj me të dy klubet dhe aty ku do biem dakord do të vazhdoj karrierën”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online