Uilfred Zaha është dëshira e madhe e Arsenalit, por transferimi i tij po bëhet gati i pamundur. Kristal Palas kërkon shumë dhe “Topçinjtë” e kanë të vështirë të kënaqin dëshirat e klubit londinez. Kështu, në “Emirates Stadium” aktivizohet plani B. Sipas medieve angleze, Lukas Vaskez pritet të jetë blerja më e re e Arsenalit.
Real e vlerëson lojtarin 31 milionë sterlina dhe Arsenal është gati ta paguajë këtë shumë. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda javës së ardhshme. Lukas nuk do të udhëtojë me ekipin spanjol në turin veror, pasi do jetë i zënë në negociatat me klubin e ri.
Vaskez do sillte akoma më shumë të ardhura te Reali, që vitet e fundit ka fituar tmerrësisht shumë me lojtarët e akademisë. Vaskez regjistron 15 ndeshje si titullar në La Liga sezonin e kaluar dhe ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe tre asiste. Një vit i errët për mesfushorin, ashtu si edhe për Realin.